



Firma "EL".
Firma 'EL' sh.p.k u themelua në vitin 1991 ne qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Ky aktivitet familjar, falë vizionit dhe një pune të pandalur, njohu shumë shpejt një zgjerim dhe zhvillim të madh. Firma 'EL' sot është lider në Shqipëri në tregun e sobave me dru për ngrohje dhe gatim, oxhaqeve, sobave me peletë si dhe distributor zyrtar i disa prej markave më të njohura të Ballkanit dhe Europës. Sot vijmë pranë konsumatorit me një gamë të zgjeruar produktesh në sektorin e elektroshtëpiakeve dhe veglave profesionale të punës. Eksperienca e gjatë në treg, serioziteti, qëndrueshmëria dhe zhvillimi janë disa nga parimet e Firmës 'EL', e cila numëron plot 30 vite sukses si kompania më e madhe shqiptare në tregëtimin e sobave dhe oxhakëve.Qëllimi i Firmës 'EL' është ofrimi i produkteve më cilesore me çmimet më të mira.
Vizioni
Jemi të përkushtuar në kombinimin e të bukurës me praktiken, krijimin e zgjidhjeve konkrete, inovative, funksionale dhe të qëndrueshme për të gjithë klientët tanë. Ne punojmë me kujdes dhe pasion në mënyrë që të kontribuojmë në përmirësimin e jetës tuaj të përditshme duke ofruar produkte që mbështesin një stil jete të shëndetëshme, mbrojnë mjedisin dhe sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme.
Misioni
Bazuar në filozofinë tonë të biznesit, ne punojmë çdo ditë për të krijuar një jetë më të mirë për klientët tanë duke ofruar produkte superiore në cilësi dhe të qëndrueshme.